Macet kanë rreth 300 shprehi fytyre, por pse? – Shqip

by admin
Spread the love

A keni menduar ndonjëherë se çfarë fshihet pas shprehive të fytyrës së një maceje? Sipas studimit më të ri nga Universiteti i Kalifornisë, shkruan BBC, këto shprehi macet i përdorin për të komunikuar me njëra-tjetrën.

Ekipi i studiuesve ka regjistruar plot 276 shprehje unike të fytyrës së maceve. Ata zbuluan gjithashtu se macet kanë disa shprehi njësoj si njerëzit dhe mund t’i kenë marrë ato nga bashkëjetesa thuajse 10 mijë vjeçare.

Shkencëtarja Lauren Scott i filmoi macet gjatë gjithë Gushtit dhe Qershorit, duke kapur në foto rreth 194 minuta shprehi të fytyrës. Më pas, me ndihmën e psikologes Brittany Florkieëicz ajo analizoi më në detaje sjelljet e tyre.

Secila prej shprehjeve të maces përbëhej nga një miks i 4 nga 26 lëvizjet unike të fytyrës si përshembull: Hapja e gojës, bebëzat e gjera ose të vogla të syrit, lëvizjet e mustaqeve dhe e veshëve. Për krahasim, njerëzit kanë rreth 44 lëvizje unike të fytyrës, dhe qentë kanë 27.

Nga këto shprehi të kapura, 45% e tyre mendohet se janë miqësore dhe 37% agresive. Një 18%-ësh ngelet ende i paqartë.

Studiuesit nuk e dinë ende saktësisht se çfarë macet po përpiqeshin t’i komunikonin njëra-tjetrës përmes këtyre shprehjeve të fytyrës, por ata shpresojnë se hulumtimi i tyre mund të ndihmojë pronarët e kafshëve shtëpiake dhe strehimoret e kafshëve që të kujdesen dhe t’i kuptojnë më mirë./tvklan.al

You may also like