Lyon arrin fitore të ‘çmendur’ kundër Sparta Pragës – Isak i dhuron tre pikë të arta Sociedatit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Falë golit të shënuar nga sulmuesi i Suedisë, Alexander Isak, Real Sociedadi ka marrë pikët e plota në Ligën e Evropës.

Spanjollët e Sociedadit fituan të enjten mbrëma në udhëtim te Sturm Grazi me rezultatin 1:0.

Isak shënoi në minutën e 69-të për pikët e plota në kuadër të Grupit B.

Sociedadi pas tri xhirove ka pesë pikë në vendin e dytë. Prinë Monaco që ka shtatë pikë.

Austriakët e Sturm Grazit janë në vendin e fundit pa pikë.

Te Sociedadi për 77 minuta luajti sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj.

Në anën tjetër Lyoni ka mposhtur me përmbysje Sparta Prahën 3-4.

Vendasit kaluan në epërsi 2-0 falë dy golave të Lukas Haraslin, megjithatë Toko Ekambi me dy gola, dhe Houssem Aouar e Lukas Paqueta me nga një gol i dhuruan fitoren ekipit francez.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 21:00 në Ligën e Evropës.

You may also like