Lumi për derbin Ballkani-Suhareka: Nuk e di se si do të ndahen tifozët, por Ballkani është favorit

by admin
Spread the love

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ku do të ballafaqohen Ballkani me Suharekën dhe Drita me Prishtinën. Kjo njëherit do të jetë përballja e parë ndërmjet Ballkani dhe Suharekës, një derbi lokal që ka ngjallur mjaftë shumë interesim tek tifozët, sidomos atyre që vijnë nga i njëjti qytet.

Sipas analistit Alban Lumi, favorit absolut për të kaluar në finale është skuadra e Ballkanit. Por, ai ka thënë për KosovaPress se do të jetë shumë interesante se si do të bëhet ndarja e tifozëve në tribuna.

Lumi: Interesante të shohim ndarjen e tifozëve në derbin lokal Ballkani-Suhareka

Është derbi i parë lokal dhe nuk ka rivalitet të theksuar ende pasi që nuk kemi parë tifozë të ndarë në dy taborë. Kemi parë tifozë që e kanë përkrahur Ballkanin në vazhdimësi dhe tifozë që e kanë përkrahur Suharekën duke e parë që janë dy klube nga qyteti i njëjtë dhe thuajse njerëzit e njëjtë që kanë qenë te Ballkani tani më e kanë themeluar një klub tjetër që quhet Fc Suhareka dhe mënoj që kjo lë shumë pikëpyetje se si do të shkojnë gjërat në vazhdim, a do të kemi rivalitet të theksuar, a do të jemi ende ndoshta miqësor ndërmjet Ballkanit dhe Suharekës apo të kalojmë në një rivalitet siç është Drita-Gjilani apo mos të themi edhe sikur qytete e mëdha siç është Milan-Inter”, tha fillimisht Lumi.

Lumi shtoi se një derbi i këtillë do të jetë shumë interesant dhe i mirëpritur nga ana e tifozëve të futbollit, sidomos atyre që vijnë nga Suhareka.

Lumi: Ballkani ka potencial shumë më të madh se Suhareka

“Besoj që është interesant për adhuruesin e futbollit në Suharekë të shohin në gjysmëfinalet e kupës një përballjes mes Ballkani dhe Suharekës. Sigurisht se Ballkani me potencialin që ka është favorit, por edhe Suhareka nuk ka arritur rastësisht këtu dhe pres të shohim një ndeshje interesante…Unë si tifoz i futbollit, përkatësisht i futbollit suharekas do të kisha dëshirë që titullin ta merr Ballkani ndërkaq kupën Suhareka dhe t’i shohim të dy skuadrat në garat evropiane dhe me në buxhet të konsoliduar të parave, por megjithatë si njëra si skuadra tjetër e dëshirojnë suksesin dhe favorit e shoh Ballkanin për ta kaluar këtë pengesë”, shtoi ai.

Interesante do të jetë edhe gjysmëfinalja tjetër, ajo ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, por Lumi thotë se në këtë ballafaqim skuadra më e favorizuar është skuadra gjilanase, Drita.

Lumi: Drita favorit ndaj Prishtinës

Besoj që Drita është favorit, megjithatë, Drita e la derën e vetëm të hapur përmes kupës, ngjashëm sikur Suhareka për në garat evropiane dhe ndoshta të gjitha forcat do t’i mbledh që pikërisht në ndeshjet e kupës ndaj Dritës të kalojë pengesën e radhës dhe të shkojë në finale dhe e them edhe njëherë që ta kërkojë Evropën. Dihet që fituesi i kupës shkon direkt në garat e UEFA Ligës dhe është një çmim i mirë i parave që do ta fitojnë krahasuar me vitet e kaluara”, tha në fund Lumi.

Ballkani me Suharekwn ballafaqohen nga ora 13:00, kurse Drita me Prishtinwn nga ora 15:00.

You may also like