“Lulzim Basha nuk do të tërhiqet”, Nano: Berisha bën mirë të krijojë parti tjetër

by admin
Spread the love

Analisti Mustafa Nano deklaroi sot se nëse Berisha do të kërkojë të marrë PD-në do të ishte vendimi i gabuar për të dhe se në harkun e pak muajve lëvizja e tij do të fiket ngadalë.

Deklarata e Nanos:

“Nuk kam parë asnjë shenjë që Lulzim Basha mund të tërhiqet. Berisha sigurisht që nuk tërhiqet dhe ajo që do të ndodhë është përçarja e PD. Ajo që dua të shoh është se si do ndahet. Nëse Berisha krijon parti të re bën gjënë e mirë. Nëse kërkon të marrë PD ai nuk do ia arrij qëllimit dhe në harkun e pak muajve lëvizja e tij do fiket dalë ngadalë. Atij po i marrin partinë dhe kjo është vuajtje e madhe për të”, tha ai.

You may also like