“Lules Beauty” i Luljeta Sadrijaj salloni i bukurisë me shërbimet më ekskluzive

by admin
Spread the love

Nëse keni një llogari në Instagram dhe kohë pas kohe ju ka rënë të vizitoni faqe grimerësh, freizerësh dhe estetistësh, me gjasë keni hasur edhe tek “Lules Beauty”, që ka një galeri të mrekullueshme fotosh nga puna që bënë çdo ditë me klinetet e saj.

“Lules Beauty” gjendet në Köln të Gjermanisë dhe është salloni i artistes së grimit, Luljeta Sadriaj, e cila punon si makeup artiste prej pesë vitesh, ndërkaq që dy vite ka hapur lokalin e saj “Lules Beauty”, i cili falë kualitetit të punës, ka bërë emër shumë shpejtë.

E shkolluar për kozmetikë në Gjermani dhe e trajnuar për grim profesional tek Sellma dhe Dafina Neziri, Lulja tashmë është një nga emrat e konfirmuar të kësaj fushe.

Luljeta, ka grimuar shumë emra të famshëm në Gjermani, si blogere, artiste, prezantuese, etj. Madje, ajo e ka grimuar edhe të famshmin Nick Carter. Puna e saj është transmetuar edhe në televizionin e njohur gjemran “RTL” dhe televizione të tjera.

Luljeta Sadriaj punon me një përkushtim, pasion dhe përpikmëri të jashtëzakonshme. Ajo, në lokalin e saj kryen një listë të tërë shërbimesh nga fusha e bukurisë dhe kozmetikës.

Tek “Lules Beauty”, bëhet makeup profesional, pastrimi i thellë i fytyrës, micronedling hydrofacial, bëhen vetullat dhe konturimi i buzëve tatto me teknikat më të sofistikuara, realizohet kthimin dhe mbjelljen e qerpikëve “classic lashes”, “volum lashes” “lash lift” dhe poashtu brow lift. Shërbimi i manikyrit dhe pedikyrit me një larmi metodash dhe dizajnesh mbreslënëse, mbetet përherë i kërkuar.

Një nga shërbimet speciale dhe të preferuara nga klientët, si meshkuj dhe femra, është Tretmani Hydrafacial që realizon zhbllokimim e poreve, përmison rrudhat, hidraton lëkurën, ekstrakton pikat e zeza, papastërtitë dhe gjithë energjitë negative. Thjeshtë e bënë lëkuren të duket e pastër dhe shkëlqyese.

Dhe, ekskluziviteti tek “Lules Beauty” është laseri Aleksandrite që bënë një punë të shkëlqlyer në heqjen e qimeve të padëshiruara. Aleksandrite Laser eshte standard i lartë i teknologjise, i cili largon qimet pa dhimbje, duke ju dhuruar një rezultat fantastik dhe një lëkurë të mëndafsht.

Të gjitha rrugët për pamje të përsosur, të qojnë tek “Lules Beauty” në Köln të Gjermanisë. /Kosovarja/


You may also like