Lukaku zyrtarizon Asllanin tek Interi: Më pëlqen mentaliteti i tij, është 20 vjeç, por flet si 27

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare, Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Interit. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore ditën e djeshme, ai hodhi në kontratë firmën që do ta mbajë lidhur me zikaltrit për pesë vite.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër në rrjetet sociale. Ndërkohë që marrëveshjen e ka publikuar edhe klubi i Empolit. Asllani është transferuar në Milano në formë huazimi me detyrim blerjeje.

Për sa i përket shifrave të transferimit, Interi pagoi tek Empoli rreth 4 milionë euro për huazimin e tij, si dhe më pas do të paguhen edhe 10 milionë euro për blerjen përfundimtare. Tek Empoli do të shkojë gjithashtu edhe Martin Satriano në formë huazimi.

Ndërkohë që Interi publikoi edhe një video ku Romelu Lukaku i prezanton presidentit Zhang, Kristjan Asllanin. “Më pëlqen mentaliteti i tij” tha ndër të tjera Lukaku. “Ai është vetëm 20 vjeç, por mënyra si flet është prej 27 vjeçari”. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like