Lukaku reagon ndaj racizmit, i bashkohen edhe shumë yje të futbollit

by admin
Spread the love

Pas sfidës së djeshme midis Juventusit dhe Interit, në të cilat tensionet ishin si brenda fushe dhe jashtë saj, ka reaguar edhe sulmuesi belg i ziklatërve, Romelu Lukaku.

Ky i fundit shënoi golin e barazimit dhe gjatë festimit mori një lumë sharjesh me sfond racist, nga ana e tifozëve bardhezi.

Situata u ndez më shumë se ç’duhet, teksa arbitri ndërhyri dhe nxori jashtë Lukakun me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa pas vërshëllimës finale, morën kartonë të kuq edhe Cuadrado e Handanovic.

Lukaku reagoi për fyerjet raciste në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje edhe një rast të ngjashëm në 2019-ën në Cagliari, teksa bëri apel që Liga Italiane e Futbollit të reagojë…

“Historia përsëritet si në 2019-ën dhe vjen përsëri në 2023-shin. Shpresoj që këtë herë federata të marrë vendime të drejta. Këtë lojë duhet ta shijojnë të gjithë. Ju falënderoj për mesazhet e shumta. Vaftë në dreq racizmi”, shkruan belgu.

Në komentet e shumta që sulmuesi i Interit ka marrë, bie në sy dhe mbështetja nga lojtarët të ndryshëm si: Kevin-Prince Boateng, Thiabut Courtois, Vinicius, dhe Kylian Mbappe.

Ky i fundit mesazhin për Lukakun e përcolli për ndjekësit e tij në Instagram, duke e quajtur të papranueshme që shfaqjet raciste përsëriten edhe në vitin 2023./ Shqip


Top Channel

You may also like