Luizi nuk duhet të marrë frymë, është i pafytyrë, i pështirë. E urrej

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është pa dyshim kryefjala e këtij ediciini të dytë të reality show-t të shumëndjekur, Big Brother VIP Albania. Edhe pse kanë kaluar vetëm tre javë nga nisja e këtij edicioni, duket se të gjithë banorët i janë vënë kundër këngëtarit, edhe pse ai duket se po i përballon të gjithë më së miri.

Mbrëmjen e sotme, Vëllai i Madh u dha banorëve të bëjnë një lojë, ku ata duhet të improvizonin në shtëpi salla gjyqi për të sqaruar keqkuptimet mes tyre. Por, në gjyqin mes Luizit dhe Kejvinës, asgjë nuk shkoi siç duhet, me situatën që agravoi në të bërtitura dhe ofendime.

“Mbylle gojën i pafytyrë. Manipulues, mashtrues, mosmirënjohës, nënvlerëson njerëzit. Je zero” i tha Kejvina Luizit. Më pas Kejvina ka shpërthyer edhe më keq duke thënë: “Nuk e duroj këtë psikopat, nuk dua ta shoh me sy, nuk i duro dot mashtruesit, të pafytyrët. Ky është psikopat.

Ky njeri nuk duhet të marrë frymë. Fryma qe hedh në këtë tokë është dëm për ne. Është i pështirë, i lodhshëm, mashtrues, negativ, djale i pafytyrë. Nuk ka respekt për nënë, babë, motër, vëlla. S’ka respekt për veten. E urrej. Tipat si ky gjithmone me kanë acaruar” – ka thënë Kejvina

You may also like