Luizi, i paimagjinueshëm! Tregon një tjetër strategji që ka mësuar nga fituesi i BBV në…Taxhikistan

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është pa diskutim një nga konkurrentët më të përfolur jo vetëm të këtij Big Brother-i, por të të gjitha edicioneve të këtij reality show. Ai ka dhuruar spektakël për të gjithë shikuesit e programit dhe do të mbahet mend gjatë jo vetëm për lojën, por edhe për deklaratat e tij dhe se sa e ka studiuar lojën e Big Brother.

Dhe këtë e ka bërë duke ndjekur jo vetëm Big Brother-at e zhvilluar në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Madje ai vuri në përdorim edhe strategjitë e fituesve, ku përmendim këtu atë të fituesit të Kanadasë, kur u fut në banjë me Armaldon dhe Kristin, për të dalë në nominim kokë më kokë me ta. Por një tjetër gjë që e ka zbuluar sot është se ka ndjekur edhe Big Brother-in e Taxhikistanit.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Kur banorët rrëfenin linjën e jetës, ai fituesi i Taxhikistanit mbyllte veshët dhe ulte kokën, se nuk donte t’i shihte që të ndihej keq.

Kristi: Kush e kishte bërë këtë?

Luizi: Banori i Big Brother-it në Taxhikistan

You may also like