Luizi dhunon Kiarën? Dalin pamjet. Moderatorja: Ai më shtyu këmbën…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë javës së kaluar, Luiz Ejlli i ngriti një kurth dy prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Krist Aliajt dhe Armaldo Kllogjerit, me këtë të fundit që la përfundimisht shtëpinë gjatë spektaklit të së shtunës. Ata u futën në të njëjtin tualet së bashku, duke thyer rregullat kryesore të formatit, me Vëllain e Madh që mori edhe një dënim për ta.

Të tre u dërguan në televotim dhe rrjedhimisht, një prej tyre la përgjithmonë shtëpinë e Big Brother VIP, Armaldo. Mirëpo, ajo që nuk është kapur nga publiku është pikërisht momenti pas klipit, me artistin shkodran që tha se kjo ishte e planifikuar dhe se ai e kishte ëndërruar këtë moment.

Gjatë të dielës, në emisionin “Fan Club” u transmetuan edhe disa pamje, ku duket Kiara Tito, e cila shtyn me këpucë Luizin në momentin që ai tha këto fjalë. Nga ana tjetër, këngëtari e gjuajti me shuplakë në këmbë, gjersa duket se ishte në një moment kur po fliste seriozisht dhe nuk dëshironte që të pengohej.

“E shtyva unë me majë të këpucës që të pushojë, ai ma shtyu këmbën. Nuk më qëlloi më shtyu, sepse unë e shpova me takë te gjuri që mos fol ndërkohë që kishte plan të thoshte këtë gjënë që tha për Kristin dhe Armaldon. Një gjë kot”, deklaroi Kiara në dhomën e rrëfimit, e cila kërkoi që ky moment mos të diskutohej si dhunë.  Klipi u transmetua ekskluzivisht në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel.

You may also like