Luizi dhe Kiara do të martohen në finalen e BBV! Do “çuditeni” nga dëshmitarja në dasmën e çiftit

by admin
Spread the love

Një dasmë të vërtetë. Kjo është surpriza e madhe e përgatitur nga produksioni për çiftin e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania.

Dashuria e tyre do të kurorëzohet në natën e finales së madhe të 6 Majit me praninë te njerëzve të afërt.

Vip Magazine mëson se dëshmitare në dasmën e çiftit do të jetë gjyshja e moderatores, e cila njihet tashmë edhe nga publiku si nëna Leta.

LEXO EDHE KETE

Si një princeshë! Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2023

Ditën e djeshme Luizi dhe Kiara festuan të ndarë tre muaj nga dasma e realizuar në shtëpinë e BBV, ku ata shkëmbyen edhe puthjen e parë.

Ndërkohë mbrëmjen e eliminimit të Kiarës, Luizi i bëri asaj një propozim të vërtetë me unazë duke u ulur në gjunjë para miliona shqiptarëve.

Pas daljes nga Big Brother Vip Kiara ka nisur përgatitjet për ceremoninë që do të mbahet në datën 6 Maj. Ajo ka vendosur kontakt edhe me familjarët e Luizit duke kaluar më shumë kohë me nënën e tij e cila ka udhëtuar nga Amerika për të qenë pranë djalit të saj./Botapress.info/

You may also like