Luizi debaton me Efin e Mikelën, Olta Gixhari mbron vajzat: Mos manipulo, djalosh!

by admin
Spread the love

Debatet brenda shtëpisë së Big Brother VIP 2 Albania, kanë qenë të shumta së fundmi. Ka qenë Luizi ai që ka debatuar me Efin dhe Mikelën, gjë që ka bërë që dhe Olta Gixhari të përfshihet.

Olta ka marrë anën e vajzave, duke i mbrojtur përballë Luizit. Mes të tjerash, Gixhari i tha Luizit: “Çfarë thua në mëngjes nuk e thua në darkë, na thuaj të  trajtojmë si të tillë.

Mos manipulo situata t’i hedhësh benzinë zjarrit që të thuash më the kështu, por në video doli kështu”, i tha Olta Luizit.

Kujtojmë që Olta Gixhari ka qenë pjesë e shumë debateve në shtëpi, kryesisht me ish-banoren Zhaklina, e cila për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ka dalë nga shtëpia e Big Brother.

You may also like