‘Luiz, je posesiv’, Kiara: Nuk mundem më, dua ta mbyll!

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë pa diskutim një nga çiftet më të komentuar e më të dashur nga publiku shqiptar. Por pas disa debateve shumë të forta me njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve, Luizi ka vendosur t’i japë fund lidhjes dhe ta presë Kiarën jashtë shtëpisë së Big Brother.

Por, duket se këngëtari u pendua shpejt për këtë gjë që tha, teksa së fundmi ai i ka kërkuar moderatores që çdo keqkutpim që kanë mes njëri-tjetrit ta sqarojnë jashtë. Sipas Kiarës, kërkesa që ka Luizi është e kotë, pasi deri në përfundin të këtij edicioni, humb pesha e debatit.

Dhe sipas saj sërish, në aq kohë, Luizi mund të reflektojë dhe ta justifikojë veprimin e tij. Këngëtari i kërkoi Kiarës një përqafim, por ajo refuzoi sërish për të disatën herë, duke thënë se nuk e ndjen ta bëjë një gjë të tillë.

Ndër të tjera, moderatorja i tha Luizit se ai është shumë posesiv dhe se nuk reflekton për gabimin që ka bërë. Kiara shtoi se marrëdhënia e tyre duhet të ketë një shkëputje, pasi reflektimi do i shërbejë të dyve. Gjithashtu , moderatorja i tha këngëtarit se kur ai shkon ta puthë dhe ta përqafojë, i duket sikur e bën të gjithën këtë thjesht për ta “kaluar” situatën. Ajo shtoi se do të shohë se si ai do veprojë në vijim.

The post ‘Luiz, je posesiv’, Kiara: Nuk mundem më, dua ta mbyll! appeared first on Telemedia.

You may also like