Luhet “Finalissima”, Italia dhe Argjentina sfidohen në “Wembley”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 në “Wembley”, kompeticioni më i ri i FIFA-s “Finalissima”, eventi ku përballen kampionët e Europës me kampionët e Amerikës Latine.

Itali, kampionia në fuqi e kontinentit plak, kthehet në Londër 11 muaj pas finales së Europianit për të sfiduar Messin me shokë, pasi Argjentina është fituesja e fundit e Kupës së Amerikës.

Sfida e sotme Itali-Argjentinë do të jetë ndeshja e fundit me skuadrën kombëtare për mbrojtësin Giorgio Chiellini.

Formacionet e mundshme:

Italia (4-3-3) – Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson Palmieri; Pessina, Jorginho, Barella; Bernardeschi, Belotti, Raspadori

Argjentina (4-3-3) – Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna, De Paul, Guido Rodriguez, Lo Celso; Messi, Lautaro Martinez, Di Maria.

Foto: FIGC Federazione Italiana Giuoco Calcio, Facebook

You may also like