Lufta në Ukrainë/ Miliarderi australian ka hapur një fond prej 25 miliardë dollarësh për rindërtim

by admin
Spread the love

Miliarderi australian i minierave, Andrew Forrest ka nisur një fond investimi me vlerë të paktën 25 miliardë dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Forrest dhe gruaja e tij kanë dhënë 500 milionë dollarë për fondin, për të cilin organizatorët thonë se mund të rritet në 100 miliardë dollarë. Ky kapital do të jetë i disponueshëm në momentin që forcat ruse të jenë larguar.

Iniciativa e Rritjes së Gjelbër të Ukrainës planifikon të investojë në infrastrukturën parësore si energjia elektrike dhe rrjetet e telekomit.

“Ne do të përfitojmë nga fakti se ajo që rusët kanë shkatërruar mund të zëvendësohet lehtësisht me infrastrukturën më të fundit, më moderne të gjelbër dhe dixhitale,” tha Zelensky.

Që nga fillimi i punës për fondin e investimeve në fillim të marsit, Forrest tha se kishte diskutuar planin me një numër liderësh botërorë, duke përfshirë Presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin e atëhershëm të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

 


Top Channel

You may also like