LSM-ja reagon që Propozim ligji për nëpunësit administrativë përsëri është vendosur në seancë parlamentare

by admin
Spread the love

Lidhja e Sindikatatve të Maqedonisë reagoi që Propozim ligji për nënpunësit administrativë pas procedurës së shkurtuar përsëri është vënë në seancën parlamentare që duhet të mbahet sot.

“Treguam se praktika me këqpërodrimin e flamurit evropian për shkurtimin e kohës për debat, parandalimin e konsultimeve me sindikatat, publikun profesional dhe të gjithë aktorët, veçanërisht për uljen e të drejtave të puntorëve, është e palejueshme në një shoqëri demokratike. Me Propozimin e ligjit për nëpunësit administrative, pas procedurës së shkurtuar do t’i shkaktohet dëm i pariparueshëm i pagave të puntorëve për të cilët vlen ky ligj, veçanërisht për shkak të drejtave të puntorëve që pagat t’i përshtaten pagës minimale të muajit mars të vitit 2024 dhe kështu secili i punësuar do të marrë së paku 2.500 denarë duke filluar me pagesën e muajit mars e cila paguhet jo më vonë se 15 prill 2024″, kanë bërë të ditur nga Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë.

Kërkojnë, si mekanizëm përfundimtar të mos mundësohet kuorumi për punën e Kuvendit pas kësaj pike që të mos votohet. Votoni së pari për shkurtimin e pagave tuaja, ndërsa jo për shkurtimin e pagave tona (punëtorëve)”, thuhet në kumtesën e LSM-së.

MARKETING



You may also like