LSM dhe organizatat sindikale të Postës kërkojnë takim urgjent me Qeverinë

by admin
Spread the love




Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe organizatat sindikale të Postës kërkojnë takim urgjent me përfaqësues të Qeverisë më së voni deri të martën ose të mërkurën, ku do t’i prezantojnë problemet, të cilat i ka kjo ndërmarrje. Në të kundërtën, paralajmërojnë se do të organizojnë protesta para Qeverisë.

Siç publikon LSM-ja në profilin e saj në Fejsbuk, problem më i madh është që të punësuarit në Postat e Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë marrë paga për muajin shtator.

“Siç e dini, Sindikata e Postave të Maqedonisë dhe SO të SHA Postat e Maqedonisë së Veriuat pranë LSM-së, organizojnë ndërprerje paralajmëruese të punës, të cilat do të realizohen gjatë pushimit në kohëzgjatje prej gjysëm ore, me qëllim që të mos dëmtohen shfrytëzuesit e shërbimeve të tyre. Ndërprerjet paralajmëruese të punës janë për shkak se obligimi ligjor për pagesë të pagave është deri më 15 në muajin vijues, por deri në këtë moment, Postat e Maqedonisë nuk kanë siguruar mjaftë mjete për pagesë të pagave për të punësuarit”, thonë nga LSM.

Për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët, nga LSM kërkojnë takim urgjent me përfaqëasues të Qeverisë, ku do t’i parashtrojnë propozimet e tyre për tejkalimin e gjendjes.


You may also like