LSDM-ja për të qëndruar në pushtet ja dha shtetin BDI-së – Shqip

by admin
Spread the love

Për të qeverisur, LSDM-ja ia dha shtetin BDI-së dhe për të mbajtur karriget po paguajnë një çmim të rëndë për shefat e tyre në BDI. Çmimin e shohim edhe sot e shprehur në Talat Xhaferi, kryeministër”, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

“Nga ana tjetër, shpresat e tyre janë që BDI-ja e LSDM-së t’i mbledhë partitë shqiptare në koalicion dhe Kosova ta diktojë këtë proces që LSDM-ja ta zbusë debaklin e saj. Nuk funksionon kështu. Është e qartë se çfarë po bëni.

Është e thjeshtë, LSDM-ja ia dha shtetin BDI-së për të qeverisur, Talat Xhaferi nga BDI u bë kryeministër për shkak të LSDM-së së dobët.

Talat Xhaferi është njeriu që njihet për shkeljen e Kushtetutës, të ligjeve, të Rregullores së Kuvendit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Talat Xhaferi, shtojnë nga atje, është njeriu nga i cili nuk mund të pritet ndryshe nga ajo që ka bërë deri më tani, sepse në vazhdimësi ka shkelur normat juridike të shtetit.

You may also like