LSDM: Filluam negociatat me BE-në, po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve

by admin
Spread the love




Filluam negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjuha, identiteti, tradita, kultura jonë maqedonase bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane, thonë nga LSDM.

“Pas 17 vitesh pritje, ne po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve për zhvillim të përshpejtuar, progres dhe stabilitet, kemi hapur një anë të re të zhvillimit, mundësive dhe prosperitetit evropian.
Me fillimin e negociatave siguruam ruajtjen dhe forcimin e identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, gjuha maqedonase do të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së.

Kemi diçka për të cilën duhet të gëzohemi dhe të krenohemi.”, thuhet në kumtesen e LSDM-së.
Nga LSDM shtojnë se po arrihet një tjetër synim strategjik në faqet e historisë maqedonase, i cili do të na sigurojë një të ardhme të sigurtë – evropiane.


You may also like