Longo: Fati dhe mungesat po na penalizojnë, sot humbëm raste flagrante

by admin
Spread the love

Trajneri i Kukësit, Diego Longo ka theksuar në emisionin “Gol Pas Goli” se mungesat dhe fati po penalizojnë skuadrën e tij në këtë pikë të sezonit, pas humbjes së parë në “Kukës Arena”.

“Bëjmë të njëjtat gabime, luajtëm mirë edhe në pjesën e parë. Pësojmë gola për të cilët punojmë shumë në stërvitje. Partizani ka kualitet dhe është e vështirë, nuk e kuptoj si nuk janë në garën për të fituar kampionatin duke luftuar me Tiranën.

Në pjesën e dytë provuam shumë dhe nuk arrijmë të shënojmë as nga katër metra, lojtarët dhanë maksimumin por kur humbet raste flagrante atëherë nuk di çfarë të them. Edhe te goli fillimisht goditëm shtyllën, duhet të ndryshojë ky fati i jonë.

Kemi punuar shumë, kemi punuar më shumë se në pjesën e parë të sezonit. Ka disa probleme, duhet të fus lojtarë të tjerë në rolin e sulmuesit që nuk është puna e tyre. Nuk kemi Shkurtaj e dëmtuar, Puntus u dëmtua dhe ka pasur probleme edhe më parë.

Humbën Feijaon për një muaj, tashmë që jemi pak më mirë është ky presioni, por nuk mund t’i them asgjë skuadrës”, ka thënë trajneri i Kukësit. / Oversport.tv

You may also like