Longo: Do ishte ndryshe të luanim nga fillimi këtu! Kukësi e ruan vendin e tretë

by admin
Spread the love

Kukësi e donte shumë fitoren, që do përforconte pozitat e tyre në vendin e tretë dhe gara për vendin e dytë me Laçin do të ishte edhe më e hapur. Trajneri Diego Longo, pas ndeshjes deklaroi: “Nuk jam i lumtur, sepse donim fitoren për këta njerëz, për veten tonë, por Laçi është skuadër shumë e fortë. Fund i lumtur, sepse edhe Vllaznia – Partizani u mbyll barazim.”

“Më në fund jemi në shtëpi dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tifozët na ndihmuan shumë. Nëse do të luanim që në fillim këtu, do të ishin në një situatë tjetër. U munduam në pjesën e parë, edhe më shumë bëmë të dytën. Goditëm edhe shtyllën, por Laçi po luante me kundërsulme. Me Guindo dhe Adeleke, që janë shumë të shpejtë, nuk është e lehtë kundër kësaj skuadre”, tha italiani në “Gol pas Goli.

“Vërtet kemi pesë ndeshje pa fitore, por dy ndeshjet e fundit ishin turp. Është turp ajo që na ndodhi kundër Kastriotit. Të shohim ndeshjen tjetër, do të kërkojmë tri pikët. Jemi të tretët, duhet të jemi pozitivë, do të luajmë në shtëpi”, vijoi Longo deklaratën e tij.

“Në këtë moment jam i fokusuar në këtë situatë për gëzimin e këtyre njerëzve, që duan vendin e tretë. Dua të eci çdo minutë, çdo ditë, ky është prioriteti ynë. Pastaj do të shohim, nuk është e rëndësishme nëse do të jem unë apo dikush tjetër. Jam i bindur që do ta mbaj vendin e tretë”. / oversport.tv

You may also like