LONDËR – Trupat ruse dobësohen pas dëmtimit të urave mbi lumin Dnipro në Ukrainë

by admin
Spread the love

LONDËR, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Pozitat e trupave ruse në Ukrainën jugore janë dobësuar ndjeshëm përballë kundësulmeve ukrainase në pika të rëndësishme të kalimit mbi lumin Dnipro, sipas shërbimeve sekrete britanike.

Dy urat më të mëdha mbi lumin Dnipro janë tashmë të papërdorshme për transportimin e pajisjeve të rëndësishme ushtarake drejt zonave të pushtuara nga ushtria ruse në anën perëndimore të lumit, thuhej sot në informacionet e përditësuara të Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Rusët kanë mundur të kryejnë vetëm disa riparime sipërfaqësore të urës kryesore Antonivka gjatë ditëve të fundit, thuhet në raportimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ura tjetër e rëndësishme mbi lumin Dnipro gjithashtu është e bërë e pakalueshme për  mjetet e rënda ushtarake për shkak të sulmeve të ushtrisë ukranas.

Ura kryesore e hekurudhës pranë Khersonit gjithashtu raportohet se është dëmtuar.

Edhe pas riparimeve të mundshme, këto ura do të mbeten një pikë e dobët në ofensivën ruse kundër këtyre zonave. Furnizimi  i trupave ruse me pajisje dhe ushqime në anën perëndimore të lumit Dnipro aktualisht varet nga dy linja të përkoshme tragetesh, thuhet në raportet e shërbimeve inteligjente.

Që prej pushtimit rus të Ukrainës në fund të muajit shkurt, qeveria britanike ka publikuar rregullisht informacione lidhur me avancimin e këtij pushtimi. Moska e akuzon Londrën për një fushatë të qëllimtë disinformimi.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like