LONDËR – MM: Të paktën 70 000 rusë janë vrarë në Ukrainë që prej fillimit të luftës

by admin
Spread the love

LONDËR, 4 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rreth 70 000 ushtarë  dhe mercenarë rusë kanë vdekur që nga pushtimi i Ukrainës, vlerëson ministria e Mbrojtjes britanike (MM)  në përditësimin e saj të përditshëm mbi luftën të publikuar të hënën.

Shifra përbëhet nga 50 000 ushtarë të Ushtrisë Ruse dhe 20,000 mercenarë të tjerë nga Grupi Wagner dhe mbulon periudhën nga 24 shkurt 2022 deri në fund të nëntorit të këtij viti.

Sipas raportit, midis 180 000 dhe 240 000 ushtarë të rregullt u plagosën, së bashku me 40 000 mercenarë.

“Kjo jep një vlerësim midis 290 000 dhe 350 000 viktimave totale të luftëtarëve rusë. Mesatarja e vlerësimit është 320 000 viktima totale të luftëtarëve rusë”, deklaroi ministria e Mbrojtjes.

Të dyja palët monitorojnë nga afër shifrat e viktimave, duke e bërë të pamundur konfirmimin e vlerësimeve. Sipas një vlerësimi të NATO-s në fund të nëntorit, viktimat ruse të vrarë dhe të plagosur i kaluan 300 000 persona.

Në verë, New York Times raportoi vdekjen e 120 000 rusëve dhe plagosjen e 170 000 deri në 180 000, duke cituar zyrtarë të qeverisë amerikane. Vlerësimet për Ukrainën ishin 70 000 të vdekur dhe midis 100,000 dhe 120 000 të plagosur.

Moska i hedh poshtë raportet britanike si propagandë anti-ruse.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like