LONDËR – Mijëra protestues kërkojnë armëpushim në Gaza

by admin
Spread the love

LONDËR, 14 janar /ATSH-DPA/ – Mijëra protestues pro palestinezë dolën në rrugët e Londrës duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Rreth 1 700 oficerë policie patrulluan kryeqytetin britanik, ndërsa marshimi u nis për në Sheshin e Parlamentit.

Tre persona janë arrestuar me dyshimin se kanë treguar mbështetje për një organizatë të ndaluar, e cila është një vepër penale sipas Aktit të Terrorizmit, ndërsa dy arrestime janë bërë për ”posedim pankartash fyese”.

Protesta, pjesë e një dite globale aksioni që përfshin 30 vende, erdhi pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kryen sulme ajrore kundër bazave Houthi në Jemen.

Grupi rebel i mbështetur nga Irani ka shënjestruar vazhdimisht anijet tregtare në Detin e Kuq në vazhdën e luftës së Izraelit kundër Hamasit pas sulmit të 7 tetorit.

Disa protestues iu referuan aksionit ushtarak, me një burrë që mbante një pankartë duke pretenduar se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA “duan luftë” dhe se Jemeni “mbështet Palestinën”, ndërsa një folës u tha turmave në Sheshin e Parlamentit se avionët e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) ”fluturojnë atje ku nuk u takon”.

Folësit e tjerë përfshinin ish-udhëheqësin e Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn dhe presidenten e Sinn Fein të Irlandës Mary Lou McDonald, të cilët bënë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm”.

McDonald u tha turmave se liria palestineze ishte e mundur.

Husam Zomlot, ambasadori palestinez në Mbretërinë e Bashkuar, akuzoi qeverinë britanike për “bashkëfajësi” me Izraelin.

Ai tha se Palestina ishte një ”komb i luftëtarëve të lirisë”, duke theksuar se ”unë qëndroj para jush me zemër të thyer, por jo me shpirt të thyer”.

Zomlot përgëzoi Afrikën e Jugut për ngritjen e një çështjeje gjenocidi kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së.

Marshi i shtatë Kombëtar për Palestinën paraqiti gjithashtu një paraqitje nga Little Amal, një kukull gjigante e një refugjati fëmijë sirian, i cili iu bashkua një grupi fëmijësh palestinezë.

Kukulla 3,5 metra e lartë u bë një simbol ndërkombëtar i të drejtave të njeriut pasi udhëtoi 7 000 kilometra nga kufiri turko-sirian në Mançester në korrik 2021./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like