LONDËR – BM sanksionon pesë banka dhe tre individë pas agresionit rus në Ukrainë

by admin
Spread the love

LONDËR, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Londra ka vendosur të sanksionojë pesë banka ruse dhe tre individë me pasuri të konsiderueshme, pas agresionit të fundit të Moskës kundër Ukrainës, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson.

Johnson i përshkroi sanksionet si “masën e parë” kundër njohjes së presidentit rus Vladimir Putin të dy republikave të shkëputura në Ukrainën Lindore dhe planeve për të dërguar trupa atje.

Johnson theksoi se ”Putini kishte vendosur të pushtonte komplet Ukrainën, por se deri më tani nuk ishte një pushtim i plotë”.

”Duke mohuar legjitimitetin e Ukrainës si shtet, Putin po krijon pretekstin për një ofensivë në shkallë të gjerë”, theksoi Johnson./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like