LONDËR – BM sanksionon kryeprokurorin iranian pas ekzekutimit të Akbari

by admin
Spread the love

LONDËR, 15 janar /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe ka sanksionuar prokurorin e përgjithshëm të Iranit pasi “regjimi barbar” ekzekutoi një shtetas britaniko-iranian i akuzuar për spiunazh.

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, tha se masa “nënvizon neverinë BM-së” ndaj vendimit për të vrarë Alireza Akbari.

Prokurori i përgjithshëm Mohammad Jafar Montazeri është në “zemër të përdorimit të dënimit me vdekje nga Irani”, shtoi ministri i kabinetit.

Kjo vjen pasi media shtetërore iraniane njoftoi të shtunën se Akbari, një ish-zyrtar i mbrojtjes së Teheranit, i cili shihej nga Republika Islamike si një i moderuar reformator, ishte varur.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak dënoi vrasjen Akbari si “të pashpirt dhe frikacak”, ndërsa qeveria e Britanisë së Madhe deklaroi se veprimet e Teheranit nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like