LONDËR – BM-ja i bashkohet nismës së SHBA-së për të krijuar një rrugë detare për ndihmën në Gaza

by admin
Spread the love

LONDËR, 8 mars /ATSH-DPA/- Britania e Madhe do t’i bashkohet SHBA-së dhe aleatëve të tjerë për të krijuar një korridor detar për të ofruar ndihma direkt në Gaza, tha sot sekretari i Jashtëm britanik, Lord Cameron.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha dje në një deklaratë se trupat amerikane do të krijojnë një port të përkohshëm në bregdetin e Gazës me qëllim rritjen e ndihmave në territor.

Vendimi vjen pas shqetësimeve në rritje për sasinë e ndihmave që hyjnë në Gaza nga ajri, ndersa organet ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një krizë të urisë nëse vazhdojnë kufizimet aktuale.

Sekretari i Jashtëm, Lord Cameron tha sot se Britania e Madhe do të bashkëpunonte me SHBA-në për të ofruar ndihmë nga deti.

“Banorët në Gaza janë në nevojë të dëshpëruar humanitare”, tha Cameron ne X, dikur Twitter.

Krahas SHBA-së, Britania e Madhe dhe partnerët kanë njoftuar se do të hapin një korridor detar për të ofruar ndihma direkt në Gaza.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit të lejojë më shumë kamionë në Gaza si mënyra më e shpejtë për të ofruar ndihmë për ata që kanë nevojë për të”, tha Cameron.

“Do të duhen muaj për të ngritur portin e përkohshëm”, tha Cameron, ndërsa i kërkoi Izraelit të premtonte se do të hapte portin e tij funksional “Ashdod” ndërkohë që ndihma mund të dërgohej nga Qiproja dhe më pas në Gaza.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like