Lojtarët më besnikë të Europës

by admin
Spread the love

Thomas Muller është lojtari i cili karrierën e tij ia ka dedikuar Bayern Munchen.

Sulmuesi gjerman luan prej plot 16 sezonesh me rekordmenët e Bundesligës, duke qenë gjithnjë besnik i kësaj skuadre që në hapat e para të fëmijëriës. Muller është lojtari me më shumë sezone të luajtura me një skuadër të vetë pa ndërprerje në 5 ligat kryesore të Europës.

Përkrah 34-vjeçarit ndodhet një tjetër lojtar gjerman. Tony Jantschke ka luajtur me Borusia M’gladbach që në hapat e para të karrierës, duke numëruar po aq sezone sa Muller.

Në vendin e tretë dhe të katërt janë dy lojtarë të Athletic Bilbaos.

Bëhet fjalë për Iker Munian dhe Oscar De Marcos që kanë luajtur me klubin bask për 15 sezone radhazi. Po 15 sezone ka luajtur me Atletico Madrid dhe kapiteni Koke.

Pa dyshim rekordmenë të futbollit, por mbi të gjitha të dashuruar me klubet e tyre. Muller, Jantschke, Muniain, De Marcos dhe Koke pa dyshim që do të qëndrojnë gjithnjë si ikona në klubet e tyre.

You may also like