Lojtarët italianë lanë dhomën e zhveshjes me plehra, vjen reagimi i Bonuccit

by admin
Spread the love

Leonardo Bonucci nuk dorëzohet dhe është gati të rifillojë me kombëtaren e Italisë, pavarësisht zhgënjimit të hidhur ndaj Maqedonisë së Veriut që i kushtoi eliminimin nga Kupa e Botës Katar 2022.

Për herë të tretë në histori, pas Suedisë 1958 dhe Rusisë 2018 , blutë nuk do të marrin pjesë në një kampionat botëror.Një natë shumë e hidhur ajo e Renzo Barbera-s për kampionët në fuqi të Europës, të cilët pas një vere ëndërrimtare, tani duhet ta nisin sërish nga rrënojat e një eliminimi përvëlues.

Mbrojtësi i Juventusit do të jetë aty: “Nuk e di se çfarë do të bëjë Chiellini, nga ana ime kam dëshirë që ai të vazhdojë për të qenë shembull dhe udhërrëfyes për të rinjtë e shumtë që veshin këtë fanellë”, deklaroi Bonucci.

Më pas mbrojtësi kërkoi falje për mënyrën se si u lanë dhomat e zhveshjes në Palermo: “Kërkojmë falje se si u larguam nga dhoma e zhveshjes së stadiumit të Palermos, me siguri herën tjetër do të jemi më të kujdesshëm, po përjetonim një moment zhgënjimi të madh dhe ne nuk i kemi kushtuar rëndësi këtyre detajeve që gjithsesi bëjnë diferencën”

You may also like