Lojërat Olimpike 2024/ Parisi do shpërndajë 300,000 prezervativë në fshatin olimpik! Krevatët ku do flenë njerëzit janë të…

by admin
Spread the love

Parisi është qyteti i dritës dhe i dashurisë, prandaj është kujdesur për seksin e sigurt të sportistëve dhe grave që do të jenë në kryeqytetin francez këtë verë për Lojërat Olimpike.

Siç është paralajmëruar, 300 mijë prezervativë do të jenë në dispozicion të 9 mijë atletëve gjatë qëndrimit të tyre në fshatin olimpik, gjatë lojërave që do të fillojnë më 26 korrik dhe do të përfundojnë më 11 gusht.

Numri është i barabartë me dy prezervativë në ditë për çdo atlet. Fshati Olimpik ndodhet në zemër të Parisit, me pamje nga Sena, me organizatorët që premtojnë një qëndrim të këndshëm, por edhe të sigurt, pas Lojërave në Tokio që u zhvilluan në hijen e pandemisë.

Tani në Paris kushtet do të jenë më të relaksuara dhe organizatorët, duke dashur të sigurojnë seksin e sigurt, do të shpërndajnë 300 mijë prezervativë.

Shtretërit e sportistëve janë prej kartoni, të bërë për të përballuar një peshë deri në 250 kg, kështu që dy persona mund të flenë lirshëm.


Top Channel

You may also like