Lobimi i PD me para ruse, Rama: Gur që demokratët e përdorin për të vrarë njëri-tjetrin

by admin
Spread the love

-U tha në Opinion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Çështjen e lobimit të PD me para ruse, kryeministri Edi Rama e cilëson si një “gur” që demokratët po e përdorin për të goditur njëri-tjetrin.

Në emisionin “Opinion”, Rama kujtoi dhe deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha se Basha ka marrë provat nga PD, duke thënë se prokuroria duhet të hetojë pasi provat ekzistojnë ende.

“Kjo çështje është kthyer në skenën politikeë jo për të bërë transparencë, por për tu përdorur si gur i radhës për t’u vrarë mes tyre. Njerëzit që i vunë gjoksin në atë kohë Bashës, sot flasin për kompjutera të zhdukur. Çështjen e investigon prokuroria, provat janë aty dhe çështja është aty. Sot është dita për t’i kërkuar ndjesë, Ballës, Spiropalit dhe Braçes”,-tha Rama.

You may also like