Lloga: Të ndjekim shembullin e Bosnjës, t’i bëjmë burgjet me standarde evropiane

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka shpërndarë pamje nga vizita e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ka vizituar burgun në lagjen Ilixha në Sarajevë, i cili është ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane.

“Me ndërtimin e këtij institucioni është ulur mbingarkimi me të burgosur nëpër burgje. Bashkimi Evropian ndau mbi 11 milionë euro mjete financiare për të. Ka një kapacitet për 300 të burgosur dhe 50 vende për paraburgim. Disponon me dhoma të pajisura më bashkëkohore, terrene sportive, punëtori, ushqimi shërbehet në qeli dhe ka edhe një dhomë të veçantë që shërben si faltore dhe për praktikimin e fesë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga Ministria thonë se Lloga ka realizuar takim me zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Tomash Boçek dhe Arno de Verdier, Menaxher i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, ku është biseduar për përmirësimin e kushteve në burgun e Idrizovës.

Reklama

“Ministri Lloga u njoftua për Projektin për “Rindërtim të institucioneve ndëshkuese-korrektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili është duke u realizuar me një kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës. Përfaqësuesit e Bankës kërkuan që në një kohë sa më të shkurtër të ndërmerren masa efektive për riparimin e dëmeve dhe humbjeve të shkaktuara në repartin gjysmë të hapur dhe të hapur në INK Idrizovë. Realizimi i suksesshëm i Projektit paraqet vetëm njërën nga bazat për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të kushteve në burgje, trajtimin dhe veprimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, si dhe arritjen e risocializimit të personave të cilët kanë vuajtur dënim me burg”, shtojnë nga atje.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like