Lloga: Nevojitet përforcim i bashkëpunimit në fushën e gjyqësorit në mes RMV-së dhe Turqisë

by admin
Spread the love

Vizitën dyditore të punës në Republikën e Turqisë, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e filloi me takim me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kasacionit të Republikës së Turqisë, Mehmed Akarça dhe Prokurorin e Lartë Suprem, Bekir Shahan, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë së RMV-së.

Ministri Lloga shoqërohej nga kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, nga Kryetari i PTHPNKOK-së, Islam Abazi, nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.
Në takim, thuhet në njoftim, u shkëmbyen mendime, përvoja dhe informacione për një njohje më të mirë me sistemet gjyqësore, për pozitën, funksionimin dhe rolin e pushtetit gjyqësor, me theks të veçantë në punën e gjykatave supreme dhe prokurorive publike.

“Ministri Lloga falënderoi Akarça dhe Shahin për pritjen dhe mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve do të vazhdojnë të intensifikohen edhe në periudhën e ardhshme.

Praktika gjyqësore konsistente dhe e parashikueshme, është parakusht për sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike dhe është veçanërisht e rëndësishme për rritjen e besimit të qytetarëve në funksionimin e sistemit gjyqësor. Për këto arsye, është planifikuar përforcimi i bashkëpunimit, i cili do të realizohet me mbajtjen e takimeve të rregullta të punës.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit të Turqisë, Mehmed Akarça dhe Prokurori Suprem Publik, Bekir Shahin ranë dakord që të shkëmbejnë vizita ndërmjet institucioneve të dy vendeve me qëllim të fitimit të njohurive dhe përvojave të reja”, njoftojnë nga kabineti i ministrit, Krenar Lloga.

MARKETING



You may also like