Lloga: Nëse në ligjin për amnisti përfshihet edhe “27 Prilli”, ASH do të bllokojë projekt-ligjin në Parlament

by admin
Spread the love

Nëse përfshihen edhe autorët e parregullsive zgjedhore dhe të dënuarit për dhunën e ushtruar më “27 Prill”, Aleanca për Shqiptarët (ASH) do të bllokojë ligjin për amnisti në Parlament me një milion amendamente, ka deklaruar për “Slloboden Peçat” ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, përcjell PRESSonline.al

Nëse arrihet marrëveshja dhe ligji i ri për amnisti përfshinë edhe autorët e parregullsive zgjedhore dhe të dënuarit për çështjen e “27 Prillit”, Aleanca për Shqiptarët do ta bllokojë ligjin në Parlament me një milion amendamente, ka deklaruar për “Slloboden peçat” ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, përcjell PRESSonline.al

Në anën tjetër, LSDM dhe BDI janë të gatshme t’ua zvogëlojnë për 30 për qind dënimet të dënuarve për “krime zgjedhore dhe bashkim kriminal”, nëse marrin garanci nga VMRO-DPMNE se do të kalojnë ndryshimet kushtetuese.

Për këtë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti do të duhet të përballen me partnerin e tretë qeveritar Arben Taravari. Ligji i ri për amnistinë, i cili vlen për krimet e lehta me qëllim uljen e mbipopullimit në burgje, pritet të kalonte sot në seancën e qeverisë, por nuk ka kaluar.

Nëse arrihet një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për këtë ligj, deputetët do të ndërhyjnë me amendamente. Opsioni i dytë është që ligji të miratohet tani sipas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe më vonë, nëse arrihet një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës, ligji i ri do të pësojë ndryshime. Zyrtarisht, si qeveria ashtu edhe opozita mohojnë se po përgatitet një marrëveshje e tillë”, shkruan SP, përcjell PRESSonline.al

“Një gjë e tillë nuk është fare në tavolinën e negociatave, por edhe nëse LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE arrijnë marrëveshje dhe tentojnë ta kalojnë atë, Aleanca për Shqiptarët do ta kundërshtojë ashpër dhe do ta bllokojë në Parlament me një milion amendamentet”, ka deklaruar ministri Lloga.

Sipas informacioneve të “SP”, VMRO-DPMNE ka kërkuar që krimi i parregullsive zgjedhore të mbulohet me ligjin e ri për amnisti, por ministri i Drejtësisë e ka refuzuar.

Në anën tjetër, pas votimit të shprehur për ndryshimet në Kodin Penal, ka pakënaqësi të madhe tek deputetët e LSDM-së që tash e votojnë Ligjin për amnisti, sepse do të kritikohen nga opinioni se kanë shtyrë dy amnisti në një periudhë e shkurtër kohore.

Ndryshe, ligji i ri për amnisti duhet të jetë i dyti nga pakoja që qeveria ia “ofron” opozitares VMRO-DPMNE për të votuar për amendamentet kushtetuese. Lloga kundërshtoi edhe futjen e ndryshimeve në Kodin Penal dhe për këtë propozuese e ndryshimeve ligjore ishte zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Madiç.

You may also like