Llapi zhgënjen në Podgoricë, Decic kthehet me rezultat pozitiv nga Bjellorusia

by admin
Spread the love

Llapi dështon në sfidën e parë ndaj Budicnostit, në transfertë, duke humbur 2-0, por për skuadrën nga Podujeva mund të shkonte edhe më keq, pasi luajti që nga minuta e 30-të me një lojtar më pak.

Mijovic kaloi në epërsi ekipin nga Podgorica në minutën e 23-të, për të ardhur më pas te ndëshkimi me të karton të kuq për Bianor. Vendësit shënuan të dytin me Ignjatovic vetëm dy minuta pas këtij episodi, duke “hipotekuar” praktikisht suksesin që në pjesën e parë.

Gjatë fraksionit të dytë skuadra e Llapit në inferioritet numerik ia doli të mos pësonte gola të tjerë, që do ta bënin edhe më të rëndë këtë disfatë. Me humbjen 2-0 ka shpresa për përmbysje të rezultatit.

Rezultat mjaft pozitiv i skuadrës nga Tuzi, Decic, në transfertë me Dinamon e Minskit. Denkovic i miqve zhbllokoi takimin në minutën e 26-të, por skuadra bjelloruse mundi ta barazonte takimin në të 33-tën me Kysliak.

Decic mundi të rezistonte gjatë pjesës së dytë duke mos pësuar një tjetër gol e tashmë do të kërkojë të shfrytëzojë fakton fushë për të vijuar më tej.


Top Channel

You may also like