Llambi Pasku, mjeshtër ndërkombëtar nga Shqipëria – fitues i Turneut “Hyzri Talla 2022”

by admin
Spread the love

Organizuar nga klubi i shahut Prishina dhe mbështetur nga Drejtoria për sport e Komunës së Prishtinës, në Hotelin Grand Prishtina është zhvillua Turmeu i 21-të tradicional i shahut “Hyzri Talla 2022”.

Ky turne i kushtohet ish anëtarit të Klubit të shahut Prishtina dhe dëshmorit të kombit Hyzri Talla. Garat u zhvilluan sipas sistemit zvicëran me 9 xhiro me tempin e lojës 15 minuta + 3 sekonda.

Në emër të familjes dhe bashkë luftëtarëve foli valon Murati i cili evokoi kujtime për dëshmorin e kombit Hyri Tallës.

Të pranishmit i përshëndetën, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës dhe Fatmir Bujupi, në emër të KSH Prishtina. Turneun e shpalli të hapur, Granit Rugova, drejtor për sport në komunën e Prishtinës.

Levizjen e parë në këtë turne e bëri Elsa Talla, e bija e Hyzriut së bashku me Valon Muratin. Në këtë turne morën pjesë 58 shahistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova.

Shahisti nga Shqipëria, Mjeshtri i Ndërkombëtar, Llambi Pasku është shpallur fitues i këtij turneu. Ai nga 9 parti të zhvilluara tuboi 7,5 pikë. Disfatën e vetme e pësoi nga Alban Krasniqi, kurse me Albert Bujupin remizoi. Pas tij u renditën, Muhamet Asllani , Alban Krasniqi e Korab Sarsçi me nga 7 pikë, kurse Ardian Jashari pati 6,5 pikë e kështu me radhë. U shpërblyen edhe dy shahistë me Elo më të mirë: Bardh Avdiu/2100/ dhe Hasan Zenuni/1900/.

Më të dalluarit u ndreruan me kupa, medalje dhe diploma.

Trofeun Hyzri Talla, fituesit, Llambi Pasku ia dorëzoi Sebahate Talla, bashkëshortja e Hyzri Tallës. Shpërblimet i ndanë edhe Besnik Berisha dhe Feim Qorolli, anëtar Bordi të Federatës së Shahut të Kosovës dhe Bedri Sadiku në emër të KSH Prishtina që ishte mikpritëse e këtij turneu.

Drejtësinë në këtë turne e ndau, Bedri Sadiku.

You may also like