Lladrovci publikon fotografi me Thaçin që ishte realizuar pak momente pas çlirimit të vendit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një foto me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, foto e cila siç ka treguar i pari i Drenasit, është bërë pak ditë pas çlirimit të Kosovës në komunën e Skenderajt.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shtuar se sa më shumë që po ecë koha, aq më shumë po rritet rëndësia dhe shkëlqimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka shtuar se këto momente janë të paharrueshme.

“Facebook, të rikujton e rikthen momente të paharrueshme. E falënderoj Fahredin Avdiun, për një foto të hershme, pak ditë pas çlirimit të vendit, në Skenderaj, me ish presidentin Hashim Thaçi! Sa më shumë po ecë koha, aq më shumë rritet rëndësia dhe shkëlqimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci.

You may also like