Liverpooli mposht thellë Southamptonin e Armando Brojës

by admin
Spread the love

Liverpooli ishte nikoqir i Southamptonit për përballjen që u zhvillua luhet në kuadër të javës së 13-të në Premierligë, shkruan Insporti.

Liverpool mori fitoren e radhës, duke fituar pa vështirësi ndaj Southamptonit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Reds, të cilët përveç rasteve të shumta shënuan edhe tri gola.

Reds hapen serinë e golave pas vetëm dy minutave me anë të Diogo Jota, i cili shënoi për 1-0, ndërsa i njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 32-të për 2-0.

Në minutën 37-të ishte Thiago Alcantara që shënoi për epërsinë 3-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja pati dy raste të mira, por pa arritur t’i konkretizojë. Nga Sofa Score, Broja u vlerësua me notën 6.4

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të dhe ishte Virgil Van Dijk, i cili shënoi një gol të bukur për rezultatin 4-0, që doli të ishte edhe përfundimtar.

Në ndeshjen e ardhshme, Liverpooli luan në udhëtim derbin ndaj Evertonit, teksa Southamptoni e pret Leicester Cityn. 

You may also like