​Liverpooli i ikë Cityt pesë pikë, mposht me lehtësi Brentfordin

by admin
Spread the love

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Brentfordit dhe Liverpoolit, ku ky i fundit ka arkëtuar pikët e plota dhe vazhdon ta kryesojë tabelën e Premier Ligës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Brentford Community”, Liverpooli e ka mposhtur Brentfordin me shifrat 4:1.

Golat për “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp i shënuan Darwin Nunez (minuta e 35’), Mac Allister (minuta e 55’), Salah (minuta e 68’) dhe Gakpo (minuta e 86’).

Ndërkaq, golin e nderit te Brentfordi e shënoi Ivan Toney në minutën e 75’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Liverpooli ngjitet në kuotën e 57 pikëve, pesë sosh më shumë se Manchester City në vendin e dytë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Brentfordi renditet në vendin e 14 me 25 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 4:1 në favor të Liverpoolit. 

You may also like