LIVE MILAN-ATALANTA/ Luhet pjesa e dytë, skuadrat në kërkim të fitores (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ka startuar në orën 20:45, supersfida mes Milanit dhe Atalantës e vlefshme për javën e 26-të të Serisë A italiane. 

Atalanta ka fituar tre nga nëntë ndeshjet e fundit kundër Milanit në Serinë A (2B, 4H), duke përfshirë ndeshjen e fazës së parë (3-2); Gjatë drejtimit të Stefano Piolit, vetëm Interi (katër) e ka mundur “Djallin” më shumë herë se bluzinjtë në kompeticion.  

Kuqezinjtë humbën ndeshjen e parë kundër Atalantës (3- 2) dhe nuk i ka humbur të dyja ndeshjet sezonale kundër këtij rivali në Serinë A që nga viti 2007-08, kur në pankinat respektive ishin Karlo Ançeloti dhe Luixhi Delneri.  

Milani ka fituar dy ndeshjet e fundit në “San Siro” kundër Atalantës në Serinë A, pa pësuar gol dhe vetëm një herë ka arritur tre suksese radhazi në shtëpi kundër skuadrës së Bergamos me portë të paprekur nën drejtimin e të njëjtit trajner, duke arritur të bëjë këtë ndërmjet 1992 dhe 1995 me Fabio Kapelon. 

Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë, lojtarët më në formë të momentit. Nga minuta e parë aktivizohet edhe Berat Gjimshiti, i cili është padyshim lideri i mbrojtjes së zikaltërve. 

LIVE MILAN-ATALANTA 1-1
3′ R. Leao / 42′(p) Kopmainers

PRITJA SHPËTIMTARE E PORTIERIT TË ATALANTËS (VIDEO)

GOLI I KOPMAINERS (VIDEO)

GJUAJTJA ME THEMBER E GJIMSHITIT (VIDEO)

GOLI I LEAO (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:  

MILAN-ATALANTA

PANORAMASPORT.AL

You may also like