LIVE MANÇESTER SITI-REAL MADRID/ Rudiger shpërdoron rast të artë para portës, nis shtesa e dytë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Sonte luhet takimi Mançester Siti-Real Madrid, i vlefshëm për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve. 

“Los Blacos” nuk ka fituar kurrë në Mançester, “qytetarët” mund të bëhet skuadra e dytë që eliminon Realin e Madridit në fazat me eliminim direkt të Champions në dy sezone radhazi, pas Milanit në 1988-89 (gjysmëfinale) dhe 1989-90 (1/8-at).

Verdikti i Mançester Siti-Real Madrid sot në “Etihad”, pas barazimit 3-3 në “Bernabeu” javën e shkuar, do të jetë i paparashikueshëm, ashtu siç gjithnjë është mes dy ekipeve: njërit që konsiderohet prej shumë vitesh favorit për ta fituar këtë trofe dhe tjetri që është rekordmeni i turneut me 14 trofe.

Në ndeshjen e sotme, Ançeloti është detyruar të bëjë një ndryshim në krahasim me një javë më parë, pasi në vend të Tçuamenit të pezulluar për kartonë, luan Naço nga minuta e parë.

LIVE MANÇESTER SITI-REAL MADRID 1-1
76′ De Bryjn / 13′ Rodrigo

NGJARJET KRYESORE

112’ De Bryjn dhe Akanzhi i lënë vendin Stouns dhe Kovaçiç në radhët e vendasve.

110’ Karvahal nuk vazhdon dot me dhe i bën vend Militaos.

106’ Nis pjesa e dytë shtesë.

105’+2’ Mbyllet shtesa e parë.

105’+2’ Brahim Diaz jep një pasim perfekt për Rydiger në zonë, por gjuajtja e tij pranë portës nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

105’ Jepen 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

101’ Lukas Vazkez merr vendin pikërisht të Vinicius.

101’ Vinicius nuk ia del të shpërthejë në krahun e djathë, pasi mbyllet mirë nga Uoker.

98’ Bernardo Silva pason në qendër për Foden, i cili nuk ka kontaktin e duhur me topin dhe shpërdoron mundësinë për të gjuajtur në portë. (VIDEO)

95’ Siti vazhdon presingun e lartë duke mbyllur madrilenët në zonën e tyre, në kërkim të golit të fitores.

93’ Doku hyn në zonë nga e majta dhe nis një pasim në qendër që asnjë nga shokët e skuadrës nuk e shtyn në rrjetë.

91’ Nis pjesa e parë e shtesave me Haland në pankinë, pasi vendin e tij e merr Alvarez.

90’+5’ Mbyllet me shifrat 1-1 koha e rregullt.

90’+5’ Haland ka mundësinë në fund të tentojë portën pas një goditje këndi, rpo nuk gjen shënjestrën.

90’+4’ Mendi ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+2′ Rodri mundohet të gjejë golin e fitores me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi ndalet pa probleme nga Lunin.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Rodri ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të Brahim Diaz.

88’ Goditje nga këndi që harkohet në zonë, Haland me kokë nuk ia del të shënjestrojë portën. (VIDEO)

84’ Brahim DIaz merr vendin e Rodrigo në radhët e madrilenëve.

82’ Akanzhi nga e majta pason në qendër për De Bryjn i cili lëshon një gjuajtje të fortë, por këtë herë nuk gjen portën duke e dërguar sferën mbi traversë. (VIDEO)

79’ Modriç hyn në fushë në vend të Kros.

78’ Është përsëri De Bryjn i cili tenton portën me një gjuajtje të fortë, sfera devijohet lehtë nga Lunin dhe kalon mbi traversë. (VIDEO)

76’ GOOOL MANÇESTER SITI! Doku pason në qendër ku Rydiger nuk largon sferën dhe e çon te De Bryjn i cili nuk gabon duke barazuar shifrat. (VIDEO)

72’ Doku merr vendin e Grilish në radhët e Mançester Sitit.

71’ Gjuajtje e fortë e Grilish nga e majta, Lunin pret i vëmendshëm.  (VIDEO)

67’ Luhet vetëm pranë zonës së Realit, ku madrilenët janë kthyer plotësisht mbrapa në administrim të avantazhit.

61’ Gvardiol përfundon në listën e të ndëshkuarve pas një faulli ndaj Bellingam.

61’ Foden tenton të gjuajë në hyrje të zonës, bllokohet përsëri nga Rudiger.

59’ Grilish ndëshkohet me karton të verdhë.

58’ Qarkullim i gjatë i topit nga skuadra angleze, e cila ka zhvendosur lojën plotësisht pranë zonës së madrilenëve.

53’ Foden gjuan lehtë brenda zonës, duke çuar topin në duart e Lunin.

51’ Naço rrezikon teksa mundohet të largojë topin duke e shtyrë drejt portë së vet, por pastaj largon topin para vijës fatale. (VIDEO)

47’ Menjëherë rrezikshëm vendasit, fillimisht me një harkim të rrezikshëm në zonë e më pas më një goditje këndi pas të cilës Grilish gjuajti por gjeti përgjigjen e Lunin. (VIDEO)

46’ Asnjë ndryshim te dy skuadrat, nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Real Madrid.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Pas një goditje këndi të harkuar nga De Bryjn, Lunin largon përsëri në këndore në mënyrë të rrezikshme. (VIDEO)

44’ Krosim i rrezikshëm i Foden nga e djathta, Karvahal largon topin me kokë.

38’ Karvahal ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Grilish.

36’ Sulm i shpejtë i vendasve me Haland i cili nis Grilish drejt zonës. Gjuajtja e anglezit devijohet jashtë nga Rudiger. (VIDEO)

33’ De Bryjn provon me një gjuajtja të fortë nga e djathta, topi nuk gjen portën e Lunin. (VIDEO)

30’ Tjetër kundërsulm i shpejtë i Realit me dyshen Kamavinga-Valverde, mbrojtja bllokon përsëri tentativat madrilene.

29’’ Në goditjen nga këndi, topi shkon te Haland i cili gjuan lehtë me kokë.

27’ De Bryjn vë në provë Lunin me një gjuajtje nga e djathta, me portierin i cili grushton saktësisht. (VIDEO)

24’ Kundërsulm i shpejtë i madrilenëve me VInicius i cili shërben për Karvahal, por gjuajtja e këtij të fundit bllokohet nga Gvardiol teksa më pas është Valverde i cili fluturon topin mbi traversë. (VIDEO)

19’ Përsëri Haland me kokë dhe këtë herë është traversa që i mohon golin, ndërsa Bernardo Silva nuk shtyn sferën në rrjetë pak hapa larg portës. (VIDEO)

16’ Reagimi i Sitit vjen me Haland i cili gjuan me kokë pas një pasimi nga e majta të Bernardo Silva, por sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

13’ GOOOL REAL MADRID! Kundërsulm perfekt i madrilenëve me Rodrigon i cili mposht Ederson dhe u jep avantazhin miqve. (VIDEO)

6’ Fazë e gjatë studimi e të dy skuadrave të cilat nuk arrijnë të gjejnë hapësira për të sulmar portën.

1’ Nis dueli në “Etihad”.

FORMACIONET ZYRTARE:

MANÇESTER SITI: Ederson; Gvardiol, Diash, Akanzhi, Uoker; Rodri, De Bryjne; Foden, Silva, Grilish; Haland
Trajner: Pep Guardiola

REAL MADRID: Lunin; Mendi, Naço, Rydiger, Karvahal; Kros, Kamavinga, Valverde; Bellingam; Vinicius, Rodrigo
Trajner: Karlo Ançeloti

bandicam 2024-04-17 19-52-15-438

PANORAMASPORT.AL

You may also like