LIVE | Kosovë – Bjellorusi, të pranishëm në tribuna edhe disa tifozë special nga Anglia

by admin
Spread the love

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë – Bjellorusi, e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Rezultati pas 45 minutave të para është 0:1 në favor të Bjellorusisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Antilevskiy realizoi supergol për bjellorusët në minutën e 43-të.

Të pranishëm në shkallët e stadiumit janë edhe tifozë special nga Anglia, të cilët janë vendosur në sektorin Lindje dhe kanë shpalosur edhe flamurin anglez.

Kombëtarja angleze një ditë më parë zhvilloi ndeshjen e fundit në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut, e ku pati numër të madh të tifozëve anglezë në stadium.

Kosova dhe Bjellorusia po përballen në kuadër të Grupit I.

“Dardanët” dhe bjellorusët kanë humbur gjasat për kualifikim, andaj takimi sonte do të jetë për “prestigj”./Lajmi.net/

You may also like