LIVE INTER-ATLETIKO MADRID/ Inzagi vendos duart në kokë, e pabesueshme çfarë humbet Arnautoviç (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ndeshja e sotme mes Interit dhe Atletiko Madrid është ndër më të ethshmet e kësaj faze në Ligën e Kampioneve. Zikaltrit janë padyshim në një formë të shkëlqyer në këto momente, por skuadra e Simeones vjen si një fituese grupi dhe me ambicie për të vazhduar më tej.

Në ndeshjen e sotme në “San Siro”, Inzagi i ka besuar atij që tashmë cilësohet formacioni tip, me Pavard në rreshtim dhe me Darmian e Dimarkon nga krahët, në mbështetje të dyshes Lautaro Martinez-Turam përpara.

Ndërsa nga ana tjetër, Atletiko vjen me probleme në fazën e sulmit, ku Morata për shkak dëmtimi e nis ndeshjen nga stoli, duke i bërë vend Markos Jorente.

LIVE: INTER – ATLETIKO MADRID 0-0

KOMENTI LIVE: 

49′ Inzagi vendos duart në kokë, e pabesueshme çfarë humbet Arnautoviç shumë pranë portës. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë tek Interi largohet nga fusha Turam, i dëmtuar, vendin e tij e merr Aranautoviç. Zëvendësim edhe te Atletiko e Madridit, Jimenez i lë vendin Saviçit.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Provon edhe Turam, por gjuajtja e tij ishte qendrore, duke u ndalur me lehtësi nga portieri Oblak. (VIDEO) 

38′ Lautaro Martinez shpërdoron një tjetër shans të artë pas topit të rikuperuar nga Turam, duke sfumuar një mundësi shënimi. (VIDEO) 

37′ Sërish rrezikshëm Interi me Lautaro Martinez, që godet me kokë pas krosimit të Barelës, por tentativa e tij ishte qendrore dhe ndalet nga Oblak. (VIDEO) 

33′ Lautaro Martinez jep shkëndija me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën e Oblak.

30′ Mbrohet mirë skuadra e Simeones, duke mos lejuar hapësira në zonën e Oblak.

20′ Interi shfaqet më kërkues në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikme në portën respektive.

13′ Interi kërkon penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por gjyqtari vijon lojën. Protestojnë zikaltrit (VIDEO)

12′ Moment i rrezikshëm në portën e Interit, Lino provon me një gjuajtje me të brendshme, topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

3′ Interi shfaqet më kërkues në këto minuta, duke ushtruar presion në zonën e Atletikos.

1′ Atmosferë elektrizuese në “San Siro”, sfida starton me 1 minutë heshtje për Andres Brehmen!

FORMACIONET ZYRTARE

sdfdfsdfsdfsdfsdf

You may also like