LIVE INTER-ATALANTA/ Shpërthen festa në “San Siro”, Darmian gjen rrugën e rrjetës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kjo e sotmja do të jetë ndeshja numër 126 në histori mes Interit dhe Atalantës. Skuadra nga Milano ka arritur të marrë 67 fitore, kundrejt 24 të bergamaskëve. 34 ndeshje kanë përfunduar në barazim. 

Nuk ka vend për eksperimente në formacion dhe Simone Inzagi do të zbresë në fushën e lojës me futbollistët titullarë për duelin kundër Atalantës, sfida e prapambetur që do të luhet sot në mbrëmje.  

Në mbrojtje janë graduar Pavar e Bastoni përkrah De Vrajit, ndërsa në mesfushë rikthehet Barela që do të formojë treshen me Mkitarian dhe Asllanin. Në repartin e avancuar duket se Arnautoviç ka fituar balotazhin me Aleksi Sançez, duke formuar dyshen me Lautaron Martinez dhe në krah rreshtohen Darmian me Dimarkon. 

Ndërkohë në krahun tjetër edhe Gasperini hedh në fushë lojtarët më në formë të momentit, teksa vlen të theksohet fakti se shiritin e kapitenit e mban Berat Gjimshiti.  

LIVE: INTER-ATALANTA 1-0

Darmian 26′

RASTET: 

GOLI I DARMIAN: VIDEO 

GOLI I ANULUAR I BARELËS: VIDEO 

GOLI I DE KETELARE I ANULUAR NGA VAR-I: VIDEO 

 

FORMACIONET ZYRTARE:  

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL

You may also like