LIVE “GRUPI I FERRIT”/ Startojnë pjesët e dyta, skuadra luajnë gjithçka për gjithçka! Ja rezultatet dhe golat (VIDEO)

by admin
Spread the love

Grupi F i Ligës së Kampioneve ka sot dy ndeshje vendimtare për fatin e skuadrave, pasi që sot, në rast humbjeje, Milani dhe Njukasëlli mund ta shohin veten jashtë turneut.

Kuqezinjtë do të tentojnë gjithçka për gjithçka në duelin e sotëm në fushën e tyre ndaj Borusia Dortmund, në një ndeshje ku thuajse çdo rezultat veç fitores i mbyll dyert për vazhdimësinë e mëtejshme në turne.

E njëjta situatë për Njukasëllin, i cili ka një vështirësi më të madhe pasi përballë ka PSG-në, për më tepër në transfertë në Paris.

REZULTATET LIVE: 

PSG-NJUKASËLL 0-1

Isak 25′

GOLI I ISAK: VIDEO

MILAN-DORTMUND 1-1

Çukueze 37′ / Rojs 10′ (p)

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Pranë golit të dytë Milani me Kalabrian, i cili nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke goditur me kokë jashtë kuadratit (VIDEO) 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

37′ GOOOOOL MILAN 1-1/ Shpërthen festa në “San Siro”, Çukueze vendos baraspeshën me një gol me të majtën brenda zonës. (VIDEO)

22′ Milani shtyn para në kërkim të golit të barazimit, por mbrojnë mirë futbollistët e Dortmundit në këto minuta, të cilët nuk lejojnë hapësira.

19′ Pranë golit të dytë Dortmundi me Gitens, talenti i verdhezi dhuron spektakël nga e majta, futet bukur brenda zonës, provon me një gjuajtje, por tentativa e tij shkon mbi traversë. Me fat Milani në këto momente (VIDEO)

10′ GOOOOL DORMUND 0-1/ Rojs tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh gjermanët (VIDEO)

9′ Penallti edhe për Borusian e Dortmundit, e shkakton Kalabria pas ndërhyrjes së gabuar brenda zonës. Për gjyqtarin nuk ka dyshime (VIDEO)

6′ Gjuan Zhiru nga pika e bardhë e penalltisë, e pret portieri Kobel. Milani sfumon një mundësi të artë (VIDEO) 

5′ Penallti për Milanin, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës, nuk janë dakord futbollistët miq, por gjyqtari e konfirmon (VIDEO) 

5′ Shans i artë për Milanin, pas një harkimi të Kalabrias nga e majta, asnjë prej futbollistëve kuqezinj të pranishëm në zonës nuk arrin të devijojë (VIDEO)

1′ Starton sfida në “San Siro” 

FORMACIONET ZYRTARE

PSG-NJUKASËLL

sadsdasdasdasdasdasadsda

MILAN-BORUSIA DORTMUND

assdasdasdasadsdasda

PANORAMASPORT.AL

You may also like