LIVE FRANCË-GJERMANI/ Mbyllet pjesa e parë, kombëtarja e Nagelsman i falet golit në sekondën e shtatë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Franca dhe Gjermania  përballen për herë të 34-të në historinë e tyre, aty ku “gjelat” janë përpara në ndeshje të përgjithshme, e thënë ndryshe, 15 fitore, 7 barazime dhe 11 humbje.

Franca e Deshamp do të rreshtohet me formacionin 4-3-3. Në portë do të jetë portieri i Lens, Samba. Mbrojtja me katër do të formohet nga Pavard dhe Upamekano në qendër, dhe Kunde bashkë me Hernandez nga krahët. Në mesfushë rreshtohen Zaier-Emeri Tukameni dhe Rabiot, ndërsa në sulm Do të jetë Turam në qendër, i cili do të mbështetet nga Mbape dhe Dembele nga krahët.

Gjermania e Nagelsman tenton të përsëris suksesin e herës së kaluar që dy skuadrat u përballën, ku “Panzerat” dolën triumfues. Ajo sonte do të rreshtohet me një 4-2-3-1.

Në portë do të jetë Ter Shtegen. Në mbrojtje rreshtohen Kimish në të djathtë, Tah dhe Rydiger në qendër, dhe Mitelstad nga krahu i majtë. Përpara mbrojtjes do të qëndrojë veterani Kros dhe Andrih. Në qendër të sulmit është Haverc, i cili do të mbështetet mbrapa nga Virtz, Gyndoan dhe Musiala.

Mbape dhe Havec mbartin statistikat mbresëlënëse. Sulmuesi i PSG-së është përfshirë në 20 gola gjatë 10 takimeve të fundit, kurse Kai Haverc ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në 4 nga 6 ndeshjet me Arsenalin.

REZULTATI LIVE: 

FRANCË-GJERMANI 0-1

Virc 1′

KOMENTI: 

RASTI I ARTË I TURAM: (VIDEO) 

GOLI I VIRC NË SEKONDËN E SHTATË: (VIDEO) 

 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Capture

PANORAMASPORT.AL

You may also like