Liria e lëvizjes, studentët “çlirohen” për mësime jashtë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Liberalizimi i vizave ka sjellë disa ndikime pozitive edhe në fushën e arsimit.

Sipas njohësit të fushës, Xhavit Rexhaj, tashmë janë hequr barrierat dhe mund të bëhen më lehtësisht shkëmbime të nxënësve, studentëve e stafit mes institucioneve arsimore.

Madje sipas tij, më lehtësisht, stafi akademik do mund të marrë pjesë në konferenca e ngjarje të rëndësishme që u janë pamundësuar si pasojë e procedurave për viza, derisa përparime mund të ketë edhe në kërkimet shkencore.

Nga Parlamenti Studentor thonë ta kenë mirëpritur këtë vendim, meqë për shumë vite procedurat për studime në disa vende evropiane kanë qenë të vështirësuara.

Me gjithë lehtësimet, disa prej procedurave vazhdojnë të mbesin për studime, siç është nevoja për lejeqëndrim, e po ashtu edhe dëshmia që studenti ka para të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet e studimeve.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like