Lionel Messi humbet penallti, Szczesny i pakalueshëm nga pika e bardhë

by admin
Spread the love

Argjentina përballet me Poloninë në ndeshjen e fundit në grup, teksa Messi me shokë do të kërkojnë fitoren për të siguruar kualifikimin dhe për të mos pritur dhurata nga sfida tjetër mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Trajneri Scaloni ka bërë sërish disa ndryshime, duke lënë në stol Lautaro Martinezin dhe aktivizuar në vendin e tij sulmuesin e Manchester City-t, Julian Alvarez, në krah të Messit dhe Di Marias.

Titullar edhe Enzo Fernandez, i cili shënoi golin e dytë ndaj Meksikës, ndërsa në mbrojtje kthehet në stol Lisandro Martinez dhe aktivizohet nga minuta e parë Romero.

Kupa e Botës-Katar 2022-Grupi C

POLONI-ARGJENTINË 0-0

Kronika e ndeshjes:

43′ Provon Julian Alvarez, grushton Szczesny.

39′ Gjuan Leo Messi, grushton Szczesny. Portieri i Juventusit pret penalltinë e dytë në Katar 2022. Rezultati nuk zhbllokohet.

36′ Argjentina provon me Alvarez pret Szczesny. Më pas kontakt me Messin, VAR-i e konsideron faull, penallti për Argjentinën.

33′ Angel Di Maria kërkon golin nga këndorja, Wojciech Szczesny i mohon një eurogol shokut të tij te Juventusi.

28′ Drithërima në portën polake. Devijimi i Julian Alvarez devijohet nga një mbrojtës, topi shkon te Marco Acuna, “sallakja” e të cilit kalon ngjitur me shtyllën.

10′ Leo Messi driblon disa kundërshtarë dhe gjuan drejt portës, grushton portieri Wojciech Szczesny.


Top Channel

You may also like