Lionel Messi gjithnjë e më pranë rikthimit – Shqip

by admin
Spread the love

Laporta: Është lojtari më i mirë në botë, Barcelona duhet ta nderojë

Shpresat e tifozëve të Barcelonës për të pasur sërish në ekip, Lionel Messin janë rritur ndjeshëm. Është vetë presidenti i klubit, Joan Laporta ai që ka konfirmuar një fakt të tillë, pasi pranon se mundësia për të rinënshkruar me argjentinasin mbetet ende një shans real.

“Do të ketë kohë për të folur për kthimin e Messit. Ne jemi të hapur për ta pritur atë dhe familjen e tij kur të duan. Messi është lojtari më i mirë në histori dhe duke pasur parasysh këtë fakt e respektojmë dhe admirojmë. Sigurisht ai meriton një nderim te Barcelona. Nuk e di se kur do të ndodh, në 2024 kur do kthehemi në stadiumin tonë, apo në vitin 2026 kur stadiumi të ndërtohet plotësisht.”

Lionel Messi u largua nga Barcelona pas thuajse dy dekadash ku fitoi gjithçka. Pas dy sezoneve në Francë tek Paris Saint Germain, kampioni i Botës firmosi me Inter Miami, duke u shndërruar shpejt në liderin e skuadrës amerikane. Në 14 ndeshje ka shënuar 11 gola, ku ka fituar edhe Kupën e Ligës.

Klan News

You may also like