Lija e majmunëve “pushton” Evropën – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge ka paralajmëruar se rastet e lisë së majmunëve në kontinent janë trefishuar në dy javët e fundit dhe u bëri thirrje vendeve të bëjnë më shumë për të siguruar që sëmundja dikur e rrallë të mos zërë rrënjë në rajon.

Ai tha se nevojiten përpjekje të shtuara pavarësisht vendimit të OBSH-së javën e kaluar se përshkallëzimi i epidemisë nuk justifikon ende shpalljen e një emergjence shëndetësore globale.

Që nga e premtja, më shumë se 5,000 raste të lisë së majmunëve ishin raportuar në 51 vende të botës, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kluge tha se numri i infeksioneve në Evropë përfaqëson pothuajse 90 për qind në nivel global, duke theksuar se OBSH deri më tani ka identifikuar raste të infeksionit në 31 vende evropiane.

Lija e majmunit është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus i ngjashëm me linë.

Sëmundja u identifikua në vitin 1958 në kolonitë e majmunëve të përdorur për kërkime.

Rasti i parë i lisë së majmunit te njerëzit u regjistrua në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos. /tesheshi.com/

You may also like